Apple do të sjellë V68
Apple po punon për iPhone-in e parë me ekran të palosshëm, i cili mund të prezantohet në vitin 2026. Sipas raportimeve, modeli i njohur ndryshe si “V68” do të ketë një dizajn horizontal, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Flip, dhe synon të ofrojë përvojë të re përdorimi pa sakrifikuar portabilitetin.
Një nga sfidat kryesore që Apple po përpiqet të adresojë është dukshmëria e palosjes kur telefoni është i hapur. Kompania synon të bëjë ekranin më të hollë dhe të përdorë teknologji të përmirësuar për të reduktuar vizualisht linjën e palosjes. Pritet të kushtojë mbi 2,000 dollarë.
Informacioni mbi këtë model u bë i njohur nga The Verge, duke u mbështetur edhe në detaje të dalura nga analizat e iFixit mbi prototipet. Përveç dizajnit të ri, priten përmirësime në materialet e ekranit, fleksibilitetin e hinge-së dhe stabilitetin e përgjithshëm të pajisjes.
Ky lloj modeli do të sjellë Apple në një kategori të re të smartfonëve, duke u përballur direkt me smartfonët e palosshëm të konkurrentëve kryesorë dhe duke eksploruar potencialin e ekranit fleksibël për përdoruesit.
/ZoneX Albania – www.zonex.al