Alibaba integron mjetet AI të Nvidia në platformën cloud

Alibaba integron mjetet AI të Nvidia në platformën cloud




Alibaba njoftoi se do të integrojë mjetet fizike të zhvillimit të inteligjencës artificiale të Nvidia në platformën e saj të cloud-it të AI. Kjo përfshin softuerin Physical AI të Nvidia, që mund të ndërtojë kopje 3D të mjediseve reale për të gjeneruar të dhëna sintetike, të cilat shërbejnë për trajnimin e modeleve të AI-së në fushat si robotika, veturat autonome dhe “smart spaces” si fabrika dhe depo.

Termat financiarë të marrëveshjes nuk janë zbuluar, por partneriteti konsiderohet i rëndësishëm, sepse bashkon prodhuesin kryesor të GPU-ve për trajnimin e modeleve AI me një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve cloud dhe zhvillimit të modeleve AI.

Alibaba tha gjithashtu se po intensifikon shpenzimet në teknologji AI përtej buxhetit që kishte (rreth 50 miliardë dollarë), dhe se ka plane të hapë qendra të reja të të dhënave në Brazil, Francë dhe Holandë. Po ashtu, kompania ka një prani globale të qendrave të të dhënave në 91 lokacione në 29 rajone.

Në të njëjtën kohë, Alibaba prezantoi versionin më të fundit të familjes së modeleve të mëdha gjuhësore, Qwen 3-Max, modelin më të madh dhe më të aftë deri tani sipas Alibaba-s, i trajnuar me rreth një trilion parametra, dhe i përshtatshëm për kodim dhe përdorime agentike.



/ZoneX Albania – www.zonex.al