Kalifornia miraton ligjin historik SB 53 për sigurinë e AI-së

Kalifornia miraton ligjin historik SB 53 për sigurinë e AI-së




Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka firmosur ligjin SB 53—një masë e re që konsiderohet si e para në vend për sigurinë e inteligjencës artificiale në nivel shtetëror.

SB 53, i miratuar nga legjislatura shtetërore para dy javësh, vendos kërkesa të reja për transparencë ndaj laboratorëve të mëdhenj të AI-së — përfshirë OpenAI, Anthropic, Meta dhe Google DeepMind. Ligji u jep edhe mbrojtje për denoncuesit (whistleblowers) që raportojnë praktikat e pasigurta brenda kompanive.

Ligji krijon gjithashtu një mekanizëm që detyron kompanitë e AI-së dhe qytetarët të raportojnë incidente kritike në Zyrën e Shërbimeve Emergjente të Kalifornisë (Office of Emergency Services). Në mesin e incidenteve të raportueshme janë sulme kibernetike pa mbikëqyrje njerëzore apo sjellje mashtruese të modeleve të AI-së — raste që nuk ndahen domosdoshmërisht me ligjet ekzistuese si EU AI Act.

Reagimet dhe sfidat

Ligji ka marrë reagime të përziera brenda industrisë së teknologjisë. Disa kompani argumentojnë se politikëja në nivel shtetesh mund të krijojë një mozaik rregullimesh që pengon inovacionin. Ndërsa Anthropic ka mbështetur ligjin, Meta dhe OpenAI kanë lobuar kundër tij — madje OpenAI ka publikuar një letër të hapur që i kërkonte Newsomit të mos e firmoste ligjin.

Pas këtij hapit, Kalifornia mund të shërbejë si shembull për shtete të tjera që po përpiqen të rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale. Në Nju Jork, një ligj i ngjashëm është miratuar nga legjislatura dhe po pret firmën e guvernatores Kathy Hochul.

Guvernatori Newsom tha në një deklaratë se SB 53 “krijon një ekuilibër midis mbrojtjes së komuniteteve dhe mundësisë që industria e inteligjencës artificiale të lulëzojë”.

Ligji SB 53 është iniciuar nga Senatori Scott Wiener, që përpara kësaj kishte tentuar një version më të gjerë (SB 1047), i cili u refuzua vitin e kaluar pasi u përball me rezistencë nga kompanitë e AI-së.

Nga ana tjetër, guvernatori po shqyrton edhe një tjetër projektligj, SB 243, që synon të rregullojë chatbotet shoqërore (companions) me protokolle sigurie dhe përgjegjësi ligjore për dështime.



/ZoneX Albania – www.zonex.al