Si aksionet e AMD financojnë blerjet e çipëve të OpenAI

Si aksionet e AMD financojnë blerjet e çipëve të OpenAI




AMD (Advanced Micro Devices), kompania amerikane që prodhon çipet kompjuterike, përfshirë procesorët (CPU) dhe çipët grafike (GPU) që përdoren në kompjuterë personalë, servera dhe qendra të të dhënave, ka nënshkruar një marrëveshje të pazakontë me OpenAI.

Në vend që të paguajë me para, OpenAI do të marrë deri në 160 milion aksione të AMD-së, të cilat do të aktivizohen në faza të ndryshme, në varësi të arritjes së disa kushteve, përfshirë rritjen e çmimit të aksioneve të AMD-së deri në 600 dollarë për aksion. Nëse këto kushte realizohen dhe OpenAI mban aksionet pa i shitur, vlera e tyre mund të arrijë deri në 100 miliardë dollarë.

Marrëveshja përfshin gjithashtu përdorimin e çipëve të fuqishëm Instinct të AMD-së, të cilët shërbejnë për trajnimin dhe ekzekutimin e modeleve të inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave të OpenAI.

Analistët e Wall Street, përfshirë Timothy Arcuri nga UBS, theksojnë se kjo është një mundësi strategjike për AMD, duke përdorur aksionet e saj si mjet pagese dhe duke siguruar përdorimin e çipëve të saj Instinct nga një klient kyç.

Ky hap mund të kontribuojë gjithashtu në rritjen e adoptimit të teknologjisë së AMD-së nga ofrues të tjerë të shërbimeve cloud dhe të forcojë pozicionin e kompanisë në tregun global të çipëve kompjuterikë.



/ZoneX Albania – www.zonex.al