SHBA duhet të kalojë në open source për të përballuar Kinën në AI

SHBA duhet të kalojë në open source për të përballuar Kinën në AI




Andy Konwinski, bashkëthemelues i Databricks dhe pjesë e Laude Institute, ka shprehur shqetësimin se Shtetet e Bashkuara po humbasin avantazhin në fushën e inteligjencës artificiale përballë Kinës dhe e konsideron këtë një kërcënim jo vetëm ekonomik, por edhe për demokracinë Vetë ai thekson se shumë laboratorë amerikanë, duke përfshirë OpenAI, Meta dhe Anthropic, zhvillojnë inovacione kryesisht nën modele pronësore dhe jo të hapura duke kufizuar shkëmbimin e ideve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional Sipas Konwinskyt, vetëm ideja e ndarë e arkitekturës Transformer ka mundësuar shpërthime të mëdha në AI, duke treguar se inovacioni zhvillohet më mirë kur është i hapur dhe i qasshëm për komunitetin e gjerë akademik dhe teknologjik

Ai paralajmëron se Kina po nxit aktivisht inovacionin AI përmes mbështetjes qeveritare dhe projekteve open source, duke lejuar laboratorë si DeepSeek dhe Alibaba Qwen të publikojnë modelet e tyre dhe të krijojnë një ekosistem më të gjallë dhe shpërthime teknologjike më të shpeshta Ndërsa SHBA-ja ka pakësuar rrjedhshmërinë e ideve dhe bashkëpunimin mes shkencëtarëve, Konwinski paralajmëron se nëse kjo tendencë vazhdon, edhe laboratorët më të mëdhenj amerikanë mund të humbasin avantazhin brenda pak vitesh dhe thekson se rikthimi te ekosistemet e hapura është i domosdoshëm për të ruajtur lidershipin amerikan në AI Ai e përmbledh shqetësimin e tij me një paralajmërim të fortë: nëse nuk riafirmohet qasja e hapur, SHBA-ja mund të humbasë dominimin në teknologjitë e inteligjencës artificiale.



/ZoneX Albania – www.zonex.al