Perplexity sjell shfletuesin e saj AI Comet në Android

Perplexity sjell shfletuesin e saj AI Comet në Android




Perplexity ka lansuar versionin Android të Comet, shfletuesit të saj me AI që më parë ishte në desktop.
Në këtë aplikacion, përdoruesit mund të zgjedhin Perplexity si motor kërkimi, të pyesin asistentin për çdo skedë të hapur dhe të përdorin modalitetin me zë për biseda me AI-në.

Asistenti i Comet-it mund të përmbledhë kërkimet mes skedave, t’u japë sugjerime veprimi dhe të tregojë veprimet që po bën — dhe përdoruesi mund të ndërhyjë në çdo moment.

Versioni Android ka edhe bllokues reklamash të integruar, që synon të ofrojë një përvojë më të qetë të surfimit. Perplexity thotë se së shpejti do të shtojë veçori të reja në Comet Android: një asistent bisedor që mund të kërkojë në faqe, veprime të shkurtra (shortcuts) dhe një menaxher fjalëkalimesh plotësisht funksional.
Kompania ka prioritetuar Android-in për lansimin e Comet, për shkak të kërkesës së lartë nga prodhuesit celularë dhe operatorët. Sipas raportimeve nga Android Authority, përdoruesit mund të fitojnë akses në versionin Android nga Play Store dhe të shfrytëzojnë asistentin me zë për pyetje në skeda apo përmbledhje të faqeve.
.



/ZoneX Albania – www.zonex.al