BE-ja detyron Apple të adoptojë Wi‑Fi standard — tani Android mund të përdorë AirDrop
Bashkimi Europian vendosi që Apple të përfshijë në iOS një standard të ri Wi‑Fi që nuk është ekskluziv — dhe kështu Androidi mund të përfitojë nga AirDrop falë Google Quick Share.
Në praktikë, Apple u detyrua të zëvendësojë teknologjinë e saj private AWDL (Apple Wireless Direct Link) me Wi‑Fi Aware, sipas rregullave të reja të Digital Markets Act (DMA) të BE-së.
Kjo lejon pajisje nga prodhues të tjerë, përfshirë telefonët Android, të lidhen me iPhone për shkëmbimin e skedarëve me Wi‑Fi peer-to-peer.
Si rezultat, Google ka përditësuar Quick Share në disa pajisje (aktualisht në linjën Pixel 10) që mund të shohin pajisjet Apple që kanë AirDrop aktivizuar në “everyone for 10 minutes”.
Ky ndryshim nuk është rastësor — sipas Ars Technica, është një pasojë e presionit ligjor të BE-së mbi Apple për të hapur teknologjitë e saj të “mbyllur”.
Pra, për herë të parë, përdoruesit e Android-it mund të dërgojnë skedarë tek iPhone‑ët përmes një rrjeti lokal të sigurt — pa pasur nevojë për serverë të jashtëm.
/ZoneX Albania – www.zonex.al