Coinbase zgjeron lojën: blen Vector.fun dhe forcon rrjetin Solana
-
Nga:
ZoneX Albania
- Publikuar: 2 javë më parë
- Kategori: Kryesore
Coinbase ka njoftuar se do të blejë Vector, një platformë të decentralizuar (DEX) bazuar në blockchain-in e Solana-s dhe e njohur për tregtimin e meme-coin-eve.
Sipas Coinbase, ekipi dhe teknologjia e Vector do të integrohen brenda divizionit të saj të tregtimit për konsumatorët. Pas përfundimit të marrëveshjes, aplikacionet aktuale të Vector për celular dhe desktop do të mbyllen. Coinbase e sheh këtë blerje si një hap kyç për të ndërtuar një “exchange për gjithçka” (everything exchange), që do të ofrojë qasje më të shpejtë dhe më shumë likuiditet për asetet në Solana.
Vector sjell me vete ekspertizë native në Solana dhe infrastrukturë që identifikon asete të reja në momentin që ato lëshohen në rrjet. Tensor Foundation — që administron tregun NFT Tensor dhe token-in e saj — do të vazhdojë veprimtarinë në mënyrë të pavarur, edhe pas integrimit me Coinbase.
Coinbase pret që marrëveshja të përfundojë deri në fund të vitit 2025.
/ZoneX Albania – www.zonex.al
Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Klikoni për ta ndarë me të tjerë në X (Hapet në një dritare të re) X
- Klikoni që të ndahet me të tjerët në LinkedIn (Hapet në një dritare të re) LinkedIn
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në Telegram (Hapet në një dritare të re) Telegram
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
