Hajduti i maskuar si shpërndarës poste grabit 11 milionë dollarë kripto në San Francisko

Hajduti i maskuar si shpërndarës poste grabit 11 milionë dollarë kripto në San Francisko




Një burrë i maskuar futi në mëngjesin e së shtunës një shtëpi në lagjen Mission Dolores të San Franciskos, duke u prezantuar si dorëzues paketash. Pas një hyrjeje të rreme, ai nxori armën, lidh pronarin me shirita ngjitës dhe mori celularin, laptopin dhe të dhënat e kuletës së kriptomonedhave — duke vjedhur rreth 11 milionë dollarë në kripto.

Sulmi ndodhi rreth orës 6:45 të mëngjesit dhe autoritetet po punojnë për të ndjekur rrjedhat e kriptos dhe pajisjet e grabitura. Ky incident bën pjesë në një fenomen që po rritet shqetësueshëm: sulmet “wrench”, ku mbajtësit e kriptomonedhave sulmohen fizikisht për t’u detyruar të japin akses te pasuritë e tyre digjitale.

Ekspertët e sigurisë, si David Sehyeon Baek, paralajmërojnë se policia po ndjek tre linja paralelisht: gjurmimin e pajisjeve të grabitura, monitorimin e rrjedhave në blockchain dhe profilizimin e viktimës për të identifikuar autorët. “Në 24–72 orët e para do të përpiqen të gjurmojnë pajisjet dhe të fiksojnë çfarë mundet nga asetet e mbetura,” tha Baek.

Sipas Jameson Lopp nga platforma Casa, statistikat tregojnë një rritje dramatike të sulmeve “wrench”: mbi 60 raste janë regjistruar këtë vit, pothuajse dyfish më shumë se vitin e kaluar. Ai shton se rikuperimi i kriptomonedhave është pothuajse i pamundur kur ato transferohen në rrjete private ose të errëta.

Ky incident është një paralajmërim për komunitetin e investitorëve kripto: edhe ata që konsiderohen të sigurt në shtëpitë e tyre tani janë synim për sulme fizike dhe të sofistikuara, duke kombinuar rrezikun fizik dhe atë digjital.



/ZoneX Albania – www.zonex.al