Bankat amerikane alarmohen pas sulmit te kompanisë fintech: të dhëna klientësh në rrezik

Bankat amerikane alarmohen pas sulmit te kompanisë fintech: të dhëna klientësh në rrezik




Në SHBA, disa prej bankave më të mëdha janë në alarm pas një sulmi kibernetik ndaj firmës fintech SitusAMC, që ofron shërbime teknologjike për më shumë se një mijë institucione financiare.

SitusAMC ka raportuar se më 12 nëntor ka vërejtur një ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e saj. Hack-erët, sipas firmës, morën “të dhëna korporative” — duke përfshirë marrëdhënie me banka, regjistrime kontabël dhe dokumente ligjore.

SitusAMC insiston se sistemi është tani i “izoluar” dhe operativ, dhe se nuk është përdorur malware që enkripton — që do të thotë se hakerët kanë synuar më shumë marrjen e informacionit sesa shkatërrimin e të dhënave.

Sipas burimeve të Bloomberg dhe CNN, banka si JPMorgan Chase, Citigroup dhe Morgan Stanley janë njoftuar nga SitusAMC për shkelje sigurie.

Rëndësia e këtij sulmi është e madhe: SitusAMC është një ndërmjetës teknologjik që menaxhon dokumente me vlerë miliarda dollarë për kredishtëdhënës dhe banka, dhe shkelja e sigurisë mund të përfshijë informacione tepër sensitive të klientëve.

Për më tepër, FBI-ja është përfshirë në hetim për incidentin, ndërsa bankat raportojnë dhe vlerësojnë masën e dëmit.



/ZoneX Albania – www.zonex.al