Administrata e Trump pezullon betejën me shtetet mbi rregullimin e AI-së
Administrata e Trump ka paralajmëruar prej kohësh se dëshiron një standard federal uniform për AI, dhe ka kritikuar ashpër ligjet që shtetet po miratojnë për teknologjinë.
Në fillim, ishte planifikuar të nxirrej një urdhër ekzekutiv që do të krijonte një “AI Litigation Task Force” — me detyrë që të padisë shtetet që miratojnë ligje për AI-në dhe madje t’ua ulë fondet federale për broadband atyre që “shkelin” parimin e rregullimit unik.
Por, raportohet tani që ky urdhër është pezulluar. Sipas TechCrunch, ky lëvizje vjen pasi administrata e kuptoi se do të përballej me kundërshtime të forta — madje edhe nga republikanë që më parë kritikuan idenë e pezullimit të rregullave shtetërore.
Kritikët argumentojnë se kjo është një betejë mes autonomisë së shteteve dhe kontrollit federal — me Trump që thotë se shumë ligje rajonale po frenojnë inovacionin, ndërsa disa guvernatorë republikanë kundërshtojnë ashpër ndërhyrjen.
Në prononcimet e tij, Trump ka deklaruar se “na nevojitet një standard federal në vend të 50 ligjeve shtetërore”, duke e lidhur argumentin me konkurrencën globale dhe nevojën për të ruajtur avantazhin amerikan në fushën e AI-së.
/ZoneX Albania – www.zonex.al