Alarm tek DoorDash: Numrat e telefonit dhe adresat e përdoruesve të ekspozuara nga vjedhje të dhënash

Alarm tek DoorDash: Numrat e telefonit dhe adresat e përdoruesve të ekspozuara nga vjedhje të dhënash




DoorDash ka konfirmuar se më 25 tetor 2025 kompania u përball me një incident të sigurisë ku një palë e paautorizuar mori qasje në të dhëna kontaktues të disa përdoruesve, përfshirë klientët, shpërndarësit (“Dashers”) dhe tregtarët. Informacioni i prekur përfshin emra të plotë, numra telefoni, email dhe adresa fizike të banimit ose dorëzimit.

Kompania ka ndërprerë menjëherë qasjen e palës së paautorizuar dhe ka nisur bashkëpunimin me autoritetet, duke angazhuar një firmë forenzike të sigurisë kibernetike për të analizuar ngjarjen. Sipas DoorDash, nuk ka indikacione që janë prekur të dhëna shumë sensitive si numra sigurimesh shoqërore, dokumente qeveritare apo informacione financiare si llogari bankare apo kartela krediti.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se informacioni kontaktues mund të përdoret për sulme phishing, vjedhje identiteti ose skema mashtruese të tjera. Për këtë arsye, DoorDash këshillon përdoruesit të jenë vigjilentë ndaj mesazheve, emaileve apo thirrjeve të dyshimta, të mos klikojnë lidhje të panjohura dhe të aktivizojnë masa sigurie shtesë si vërtetimi me dy faktorë apo ndryshimi i fjalëkalimit.

Ky incident risjell shqetësime mbi mënyrën se si kompanitë e shpërndarjes menaxhojnë të dhënat e përdoruesve, duke treguar se edhe informacioni që duket “i thjeshtë” mund të ketë pasoja serioze kur bie në duar të paautorizuara.



/ZoneX Albania – www.zonex.al