Grammarly ndryshon emrin në Superhuman dhe lançon asistentin e ri AI

Grammarly ndryshon emrin në Superhuman dhe lançon asistentin e ri AI




Grammarly ndryshon emrin në Superhuman dhe lançon asistentin e ri AI – 01News

Grammarly, e njohur si një platformë që ndihmon përdoruesit të shkruajnë më qartë dhe profesionalisht duke korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe stilistike, ka bërë një hap strategjik duke ndryshuar emrin në Superhuman. Ky rebrand shënon transformimin e saj nga një mjet për përmirësimin e shkrimit në një asistent digjital produktiviteti me inteligjencë artificiale.

Pjesë e këtij ndryshimi është Superhuman Go, një asistent i integruar AI që synon të përmirësojë jo vetëm drejtshkrimin, por edhe menaxhimin e informacionit dhe krijimin e përmbajtjes, duke ofruar sugjerime kontekstuale dhe optimizime për çdo lloj shkrimi. Ky hap vjen pas blerjeve strategjike të aplikacionit Superhuman Mail dhe platformës Coda, duke shtrirë funksionalitetin e kompanisë përtej thjesht korrigjimit të teksteve.

Ky rebrand dhe teknologjia e re synojnë të vendosin Superhuman si një nga platformat kryesore të produktivitetit dhe shkrimit inteligjent në nivel global.



/ZoneX Albania – www.zonex.al