OpenAI zgjerohet në BE, do të hapë dy zyra në Bruksel dhe Paris

OpenAI zgjerohet në BE, do të hapë dy zyra në Bruksel dhe Paris




OpenAI zgjerohet në BE, do të hapë dy zyra në Bruksel dhe Paris – 01News

OpenAI, gjiganti kalifornian i inteligjencës artificiale që zotëron ChatGpt, zgjeron praninë e tij në Evropë me hapjen e dy zyrave të reja në Bruksel dhe Paris.

Degët e reja bashkohen me qendrat tashmë aktive në Londër dhe Dublin, duke sinjalizuar synimin e kompanisë së udhëhequr nga Sam Altman për të forcuar rrjetin e saj në Kontinentin e Vjetër tani që BE-ja përshpejton zbatimin e Aktit të AI, rregullorja e parë detyruese në bota mbi inteligjencën artificiale.

OpenAI ka filluar tashmë të angazhojë lobistë afatgjatë nga Big Tech për të ndërtuar marrëdhënie strategjike me rregullatorët, zyrtarët dhe ligjvënësit në BE.