Perplexity blen Visual Electric, produkti mbyllet
Perplexity ka njoftuar sot se ka blerë ekipin themelues të startup-it Visual Electric, i financuar nga Sequoia, në një lëvizje që synon të përfshijë funksionalitetet kreative dhe dizajni vizual në përvojat e përdoruesve të saj.
Sipas komunikimit në sitin e Visual Electric, plani është që produkti të mbyllet brenda 90 ditëve, por përdoruesit do të kenë mundësi të eksportojnë të dhënat e tyre dhe abonimet do të rimbursohen në mënyrë proporcionale.
Aravind Srinivas, CEO i Perplexity, konfirmoi marrjen me një postim në X, duke thënë se ekipi i Visual Electric, i udhëhequr nga Colin Dunn dhe Adam Menges, do të punojë tani në grupin e ri “Agent Experiences” të Perplexity-s. Përdoruesit e platformave Perplexity dhe Comet mund të presin përvoja të reja kreative së shpejti.
Visual Electric u themelua në vitin 2022 nga pjesëtarë me eksperiencë të mëparshme te Facebook, Dropbox, Apple dhe Microsoft. Mjeti lejonte dizajnerët të krijonin imazhe duke përdorur AI dhe të bënin redaktime në një tablo pafund (infinite canvas), dhe me kohë u shtua edhe mbështetja për gjenerim video.
Startup-i kishte ngritur rreth 2.5 milionë dollarë financim nga Sequoia, BoxGroup dhe Designer Fund. Nuk u bë i ditur vlera e marrëveshjes së blerjes.
/ZoneX Albania – www.zonex.al