Ronaldo zbarkon në YouTube, 11 milionë abonentë në vetëm pak orë

Ronaldo zbarkon në YouTube, 11 milionë abonentë në vetëm pak orë




Ronaldo zbarkon në YouTube, 11 milionë abonentë në vetëm pak orë – 01News

Cristiano Ronaldo ka lansuar kanalin e tij në YouTube, i cili në gjysmë dite ka arritur tashmë mbi 11 milionë abonentë.

Futbollisti portugez ka postuar deri më tani 19 video.

Më i klikuari është parë 7.5 milionë herë në 12 orë. 39-vjeçari pesë herë fituesi i Topit të Artë njoftoi mbërritjen e tij në platformë dje pasdite në kanalet e tij të tjera sociale: “Pritja ka mbaruar. Kanali im në YouTube është më në fund këtu! YESUUU regjistrohu dhe bashkohu me mua në këtë të re udhëtim”, ka shkruar futbollisti i klubit saudit Al Nassr. Cr7 ka 112.6 milionë ndjekës në X, 170 milionë në Facebook dhe 636 milionë në Instagram.