Snapdragon 8 Gen 3 sapo është prezantuar dhe është tepër i fokusuar në shërbimet AI dhe përmirësimin e kamerave

Snapdragon 8 Gen 3 sapo është prezantuar dhe është tepër i fokusuar në shërbimet AI dhe përmirësimin e kamerave

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Qualcomm sapo lançoi çipin Snapdragon 8 Gen 3. Platforma flagship është ndërtuar në procesin 4 nm dhe ka një fokus të qartë në AI, lojrat, audio dhe përmirësimet e kamerës.

Gen 3 është 30% më i shpejtë dhe 20% më efikas se Gen 2. Procesori me 8-cores ka 1 Cortex-X4 prime core që funksionon deri në 3.3 GHz, 5 performance cores deri në 3.2 GHz dhe 2 efficiency cores deri në 2.3 GHz. Ka mbështetje për memorie LPDDR5x deri në 4800 MHz dhe deri në 24 GB. Çipi mbështet Wi-Fi 7 deri në 6 GHz, gjithashtu përmban modemin X75 5G me antena sub-6 GHz dhe mmWave.

AI është në qendër të Snapdragon 8 Gen 3. Gjithçka fillon me AI Engine, i cili mbështet modele gjeneruese multimodale të AI dhe modele të njohura LLM për njohjen e të folurit – çipi mund të operojë deri në 20 tokens në sekondë për përgjigje të menjëhershme të asistentit.

Qualcomm krenohet se Snapdragon 8 Gen 3 mund të gjenerojë një imazh në një fraksion të sekondës, koha më e shpejtë në botë. Sensing Hug i Qualcomm akseson në mënyrë të sigurt të dhënat tuaja personale si aktivitetet e preferuara, niveli i fitnesit dhe vendndodhjen për të dhënë përgjigje më të mira të asistentit të AI.

Inteligjenca artificiale përmirëson gjithashtu aftësitë e kamerës. Semantic Segmentation mund të përmirësojë gjallërinë dhe detajet e imazheve në kohë reale, ndërsa videoja në modalitetin Night Vision mund të ndriçojë një skenë të errët. Ekziston një shërbim për “fshirjen” e objekteve të ndryshme në video ose për njerëzit e padëshiruar, dhe Vlogger’s View, i cili mund të regjistrojë video nga selfie dhe kamera e pasme. Photo Expansion mund të përdorë AI gjeneruese për të zgjeruar një imazh përtej të dhënave origjinale të kapura, dhe natyrisht ka disa përmirësime në HDR.

Snapdragon 8 Gen 3 mund të konkurojë me konsolat gaming për sa i përket video-lojrave me mbështetje 240 fps në ekranet 240 Hz. Adreno Frame Motion Engine 2.0 mund të gjenerojë frames për riprodhim më të qartë dhe ka mbështetje për Unreal Engine 5.2.

GPU brenda Snapdragon 8 Gen 3 është 25% më i shpejtë, 25% më efikas në energji dhe sjell Ray Tracing 40% më të mirë. Çipi i ri mund të luajë muzikë 24-bit 96 kHz lossles përmes Bluetooth.

Qualcomm thotë se pajisjet e fuqizuara nga Snapdragon 8 Gen 3 i ri do të jenë të disponueshme në javët e ardhshme. Prodhuesi i çipave ka bashkëpunuar me Asus, Honor, iQOO, Meizu, Nio, Nubia, OnePlus, Oppo, realme, Redmi, RedMagic, Sony, vivo, Xiaomi dhe ZTE.


iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development