Zendesk prezanton agjentin AI që zgjidh 80% të problemeve të klientëve

Zendesk prezanton agjentin AI që zgjidh 80% të problemeve të klientëve




Zendesk prezanton agjentin AI që zgjidh 80% të problemeve të klientëve – 01News

Zendesk ka lansuar një agjent të ri autonom mbështetjeje, i dizajnuar për të zgjidhur deri në 80% të çështjeve pa ndërhyrjen e teknicienëve njerëzorë. Ky agjent është pjesë e një platforme më të gjerë që përfshin:

  • Agjentin ndihmës, për të asistuar teknicienët në 20% të çështjeve më komplekse.
  • Agjentin për administrim, që monitoron performancën dhe menaxhon burimet.
  • Agjentin për kanalet me zë dhe agjentin për analizë, për të përmirësuar ndërveprimet me klientët dhe raportimet.

Sipas Shashi Upadhyay, president i Produktit, Inxhinierisë dhe AI-së në Zendesk, këta agjentë janë pjesë e një ndryshimi më të gjerë në industrinë e mbështetjes: “Bota do të kalojë nga softuerët e ndërtuar për përdoruesit njerëzorë në sisteme ku AI kryen shumicën e punës”, shprehet ai.

Rezultatet e para nga përdoruesit e hershëm tregojnë se këta agjentë kanë përmirësuar kënaqësinë e klientëve me pesë deri në dhjetë pikë.



/ZoneX Albania – www.zonex.al