Android, zbulohet një listë e re e aplikacioneve që përmbajnë viruse: fshijini menjëherë!

Android, zbulohet një listë e re e aplikacioneve që përmbajnë viruse: fshijini menjëherë!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Siç raportohet nga kolegët e Bleeping Computer, në Play Store është gjetur një listë e re e aplikacioneve Android që kanë grumbulluar mbi 2 milionë shkarkime nga përdoruesit dhe janë të rrezikshme pasi përmbajnë adware që futin reklama në pajisje.

Në raportin mujor të publikuar nga analistët e Doctor Web, theksohet se brenda aplikacioneve, për të cilat publikojmë listën më poshtë, ka Trojan të lidhur me familjet e malware-ve “FakeApp”, “Joker” dhe “HiddenAds”.

Në veçanti, katër aplikacionet e mëposhtme përmbajnë adware HiddenAds dhe janë më të njohurit pasi janë të maskuar si lojëra:

Super Skibydi Killer – 1,000,000 downloads
Agent Shooter – 500,000 downloads
Rainbow Stretch – 50,000 downloads
Rubber Punch 3D – 500,000 downloads

Në raport, Dr.Web thekson se pasi aplikacionet instalohen në pajisjet e tyre, ato fshihen duke krijuar një hapësirë ​​boshe brenda lock screen dhe ekzekutohen në sfond. Më pas, duke përfituar nga shfletuesi juaj, ata fillojnë të shfaqin reklama për të gjeneruar të ardhura.

Shembuj të tjerë të aplikacioneve për çinstalim janë si më poshtë:

Eternal Maze (Yana Pospyelova) – 50,000 downloads
Jungle Jewels (Vaibhav Wable) – 10,000 downloads
Stellar Secrets (Pepperstocks) – 10,000 downloads
Fire Fruits (Sandr Sevill) – 10,000 downloads
Cowboy’s Frontier (Precipice Game Studios) – 10,000 downloads
Enchanted Elixir (Acomadyi) – 10,000 downloads

Aplikacionet e mëposhtme që janë të lidhura me familjen e malware “Joker” dhe që regjistrojnë përdoruesit në shërbimet me pagesë duhet gjithashtu të çinstalohen:

Love Emoji Messenger (Korsinka Vimoipan) – 50,000 downloads
Beauty Wallpaper HD (fm0989184) – 1000 downloads

Prandaj këshilla është që të vazhdoni menjëherë me çinstalimin e aplikacioneve në fjalë, sipas rastit

/ZoneX Albania – www.zonex.al
iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development